Fshati Remas i Divjakës u trondit sot nga një krim makabër, ku një 58-vjeçar mbyti babain e tij të moshuar. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërkohë që i moshuari i gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa i biri tentoi të arratisej. Pavarësisht tentativave, Andrea Stasa u arrestua pak çaste më vonë nga policia, në gjendje të dehur.
Gjithçka duket se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku babë e bir nisën të debatonin verbalisht. Pasi i biri problematik ka goditur disa herë me grushte të atin, e ka mbytur atë, duke i shkaktuar vdekjen.
Viktima, Mitër Stasa, jetonte me dy djemtë e tij, të cilët thuhet se janë të sëmurë mendor, dhe me kartelë. Po kush është autori? News24 mëson se 58-vjeçari ishte person me precedentë të mëparshëm penal.
Mësohet se autori ishte dënuar me 12 vite heqje lirie në Itali, për vepra që lidhen me trafikun, ndërkohë që para 1 viti ai u arrestua për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Tashmë 58-vjeçari ndodhet pas hekurave, ndërkohë që pritet të zbardhet dëshmia e tij.
Detaje nga policia:
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.