AKTUALITET

Dinamika e konfliktit tragjik në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes

Vetëm gjashtë minuta zgjati përleshja në Ksamil që përfundoi me vdekjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar dinamikën e ngjarjes së 18 gushtit, nga ora 05:14 deri në 05:20.

Pamjet tregojnë disa turistë që dalin nga “Principotes”. Pak më vonë afrohen Sokrat Lipan alias Vata dhe David Heurtevent. Debati nis me shtyrje dhe brenda pak sekondash kthehet në përleshje.

Në orën 05:17, Mendes ndërhyn dhe shtyn Vatën. Ky i fundit ngrihet dhe së bashku me Heurtevent, dyshohet se e godet 20-vjeçarin. Mendes tenton të largohet dhe futet në det për t’u shpëtuar goditjeve. Pak çaste më vonë del nga uji me bluzën e gjakosur dhe shkon drejt shezlloneve.

Kamerat tregojnë më pas largimin e personave të përfshirë. Heurtevent largohet rreth orës 05:18, ndërsa në 05:20 Vata shihet duke u kthyer drejt “Principotes”, me rrobat e gjakosura. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë në përleshjen që përfundoi me vdekjen e 20-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button