POLITIKË

Dita e 84-t e protestës për largimin e Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 84-t. Qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit kanë përsëritur thirrjet “Rama ik”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk shitet Shqipëria”. Tubimi është pjesë e “Revolucionit të Flamingove”, i cili nisi në maj në Zvërnec dhe më pas u zhvendos në Tiranë.

Prej muajsh qytetarët mblidhen çdo mbrëmje në qendër të kryeqytetit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë. Protestuesit thonë se nuk do të tërhiqen, ndërsa kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button