OP/ AN

Dinjiteti i blerë i socialistëve

Nga Ardian Ferro – Fitorja që u ndërtua mbi frikën, pushtetin dhe pazarin e ndërgjegjes
Ka fitore që burojne nga besimi i qytetarëve dhe ka fitore që ndërtohen mbi frikën, presionin dhe kapjen e institucioneve. Për shumë qytetarë, zgjedhjet e fundit në Fier janë shembulli i dytë.
Nuk ishte vetëm administrata shtetërore e hedhur në fushate. Nuk ishte vetëm rrjeti i patronazhimit. Nuk ishin vetëm presionet ndaj punonjësve të shtetit apo akuzat për blerje vote. U shfaq edhe një mekanizëm tjetër, po aq i rrezikshëm për demokracinë: përpjekjet për të joshur persona me role kyçe në administrimin e procesit zgjedhor, me premtime për vende pune dhe poste në administratën shtetërore.
Nese njerezit që duhet të garantojnë ligjshmërinë e procesit fillojnë të mendojnë për karrierën që u premtohet nga pushteti, atëherë nuk kemi më administrim të paanshëm të zgjedhjeve. Kemi një konflikt të rëndë interesi që godet vetë besimin te vota.
Më e dhimbshmja është se nuk bëhet fjalë për njerëz që ndryshuan bindje politike. Njeriu eshte i lire te nderroje bindjet e tij. Demokracia ta lejon kete. Por nese ti je ne nje detyre, dhe aty rastesisht humbin 500 flete votimi, dhe po aq rastesisht “gjenden” me pretekstin e ngaterreses?Si i behet qe pak kohe me vone, kryetarin e kesaj kzaz, e emerojne drejtor te rendesishem ne Albpetrol? Pikerisht Kleidion Bala. Ja pra ku doli bindshem dhe historia e trenit bullgar. Ajo dukuri qe per shume dukej e pabesueshme. Sot, eshte e vertetuar qartazi.Bëhet fjalë për individë që zgjodhën të shesin integritetin dhe idealet për një vend pune. Regjimet nuk mbijetojnë vetëm nga forca e pushtetit, por edhe nga dobësia morale e atyre që pranojnë të bëhen vegla të tij.
Por, pikërisht për këtë arsye, çdo dyshim serioz duhet të hetohet deri në fund.Përkundrazi, ai ka detyrimin t’u përgjigjet me transparencë dhe t’i nënshtrohet hetimit institucional.
Demokracia nuk vdes vetëm kur vidhet kutia e votimit. Ajo vdes dhe kur blihet ndërgjegjja e atyre që duhet ta mbrojnë atë.
Dhe kjo është arsyeja pse beteja nuk është thjesht për një mandat më shumë apo më pak.
Koha qe demokratet te njohin dhe te dine, se mundi i tyre, aq vlejti. Sa nje vend pune i fituar shemtuar.
Dinjitet i blere
Vota te blera
Besim i tronditur..
Nga Ardian Ferro…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button