Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy aksidente në Fier, digjet një mjet në by pass dhe në...

Dy aksidente në Fier, digjet një mjet në by pass dhe në tjetrin plagosen dy persona (vidio)

Fier – Dy aksidente brenda një harku kohor 15 minuta kanë ndodhur në Fier. Një mjet ka marr flakë në bypass ndërkohë që në fshatin Frashër janë përplasur dy mjete e kane mbetur të plagosur dy persona

Nje automjet tip Nissan Qashqai me targa ..875 YM eshte perfirë nga flakët në bypassin Mbrostar – Levan afer spitalit memorial turk me sens levizje drejt Vlores

Fatmiresishte nuk ka viktima, ne automjet udhëtonte vetem drejtuesi i mjetit , pohojne burime policore qe ndodhen ne vendngjarje, mendohet zjarr aksidental

Aksidenti në by pass

Akaident tjetër në aksin rrugor Shqeshte – Frashër
Jane përplasur dy makina një Benz ML me një mjet Volzvagen
Thuhet për 2 të plagosur

Policia

Rreth orës 18:20, në bypass_in e Fierit, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. B. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qënë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME