Dy vjet me satelitët Albania 1 dhe Albania 2
“Në 3 janar të vitit 2023 (para dy vitesh) u lëshuan në hapsirë 2 satelitët Albania 1 dhe Albania 2 Mund të më thoni përfitimet që keni pasur në këto vite nga këta dy satelitë?
(Që na kanë kushtuar 6.7 mln )!
Kjo ishte pyetja cinike që inxhinier Azmer Duleviç bën në rrjetin e tij social.
Për të dhe për të gjithë skeptikët po rendisim informacionet që nuk kanë të paguar që satelitët na kanë sjellë.
1. Albania 1 ka konfirmuar se në Tiranë ka trafik dhe mënyra efikase për ti shpëtuar trafikut është udhëtimi me helikopter!
2. Sateliti Albania 2 ka zbuluar të gjitha rrugët që kanë mbetur rrugëve prej më shumë se një dekade si “Qukes -Qafe Plloçë, Rruga e Arbrit, etj
3. Falë pamjeve të dy satelitë sot kemi një numër të saktë të kullave dhe ndërtimeve pa leje që bëhen në qendër të Tiranës.
4. Satelitët kanë kapur pamje të disa kodrave me plehra në Tiranë, Fier dhe Elbasan, por megjithe fuqinë për të fotografuar me detaje nuk kane dalluar asnjë incinerator. Pamjet do t’i dorëzohen SPAK.
5. Satelitët kanë zbuluar edhe misterin qe pse nuk janë të domosdoshëm incineratoret: shumica e plehrave nuk kanë nevojë të digjen sepse janë më të vlefshme si programe televizive
6. Falë pamjeve të satelitit Albania 1 tashmë e dimë me saktësi se ku digjen plehrat në Vlorë.
7. Pamjet e dy satelitëve na ndihmojnë për të parë me detaje sa plazhe kanë mbetur të pa prekur nga dora e investitorëve strategjjke në Jug të vendit. Pamjet do t’i vihen në dispozicion KKRRT që të veprojë me shpejtësi.
8. Dy satelitët kanë identifikuar me saktësi të gjitha burimet ujore të vendit. Falë pamjeve (me rezolucion të lartë) premtimi i lashtë për 24 orë ujë në çesmat në shtëpi dhe për ujë në bujqësi do të bëhet realitet tak- fak.
9. Sateliti Albania 2 ka zbuluar kopshti Edin në oborrin e Kryeministrisë – një oaz që plotëson nevojat me oksigjen të kryeqytetit, vendit, Ballkanit dhe gjithë vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s
10. Falë pamjeve të siguruara, por që janë sekret, është gjetur një burim rodiumi, minerali me i rrallë dhe më i shtrenjtë në botë që do të bëjë të mundur Fondin Sovran për Pensionet dhe dyfishimin e rrogave në shtet e në privat.