Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDyshohet se abuzoi me të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër

Dyshohet se abuzoi me të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër

Një 19-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Mësohet se i riu L.B. është arrestuar pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencë informative, kapën dhe ndaluan shtetasin:

-L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME