Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËEKUACIONI I VETËM QË RRËZON PUSHTETIN NË SHQIPËRI

EKUACIONI I VETËM QË RRËZON PUSHTETIN NË SHQIPËRI

Nga Përparim Gjeka – Zgjedhjet e fundit treguan nje konkluzion sa te thjeshte dhe sa pak te lexuar ne gjithe analizat politike pas tyre: me sistemin politik te tranzicionit, te perforcuar me ndryshimet kushtetuese antidemokratike te 2008, do ishte vetem vdekja fizike ajo qe do mundej te ndaloje kryeministrin Rama te mbetet shef i pushtetit pakufi dhe S. Berishen te mbetet shef i opozites. Nuk ka rotacion.

Brenda ketij sistemi politik, ne zgjedhjet e 2025 edhe nese do te kemi nje ringjallje te PD zyrtare me Bashen ne krye, edhe nese do kemi nje parti opozitare te re shpresedhenese dhe te pakonsumuar, edhe nese te gjitha partite politike opozitare do te vepronin ne harmoni me njera tjetren ne goditjen vetem te pushtetit, perseri nuk do mundnin te rrezonin pushtetin aktual per tre arsye kryesore:

E para dhe me e rendesishmja per shkak te vete ligjit zgjedhor qe favorizon partine ne pushtet dhe partine ne opozite te njohur prej saj si opozita legjitime dhe jo ajo e deshmuar si opozita me e madhe ne zgjedhjet e fundit.

E dyta sepse Rama dhe pushteti i tij jane bere eksperte tanime sesi te perdorin pushtetin per te fituar me shume pushtet dhe keshtu te deformojne rezultatin zgjedhor ne favor te tyre ne finish.

E treta sepse Berisha e ka lufte per mbijetese te qendroje shef i opozites dhe kryetar i partise me te madhe opozitare qofte edhe ne opozite te perjetshme duke mbetur faktor politik, dhe per te arritur kete do te sulmoje kedo tjeter qe ben opozite te sinqerte me pushtetin, duke konsumuar keshtu energji brendaopozitare e per rrjedhoje dobesuar fuqine opozitare kunder pushtetit.

Ne kushtet kur te gjithe ndryshoret e te panjohurat e ekuacionit aktual japin vetem nje rezultat ne favor te pushtetit aktual, duhet kuptuar nga gjithe opozitaret se e vetmja zgjidhje politike do ishte ndryshimi i ekuacionit.
Ekuacioni i ri politik duhet te godase direkt fuqine politike te mazhorances aktuale duke i shkaterruar bazen me te kater brinjet e saj si me poshte:

  1. Ndarja reale e tre pushteteve shteterore
    Ne kushtet kur pushteti legjislativ (Kuvendi) varet nga i njejti njeri qe varet edhe pushteti ekzekutiv (qeveria) dhe pushteti gjyqesor dhe zbatimit te ligjit zgjidhet nga Kuvendi (gjykata kushtetuese etj.) ose emerohet nga qeveria (policia etj.), pra praktikisht nga i njejti person, ky sistem realisht eshte me dictatorial dhe i kalbur se sa shteti me dictatorial ne bote, sepse atje te pakten diktatori mban pergjegjesi direkte per cka ndodh ne vendin e tij, kurse ne Shqiperi te gjithe luajne hidh e prit duke fajesuar kundershtare pa mbajtur askush pergjegjesi. Ky problem zgjidhet me kerkesa politike per riformatim te ligjeve kushtetuese per te care njehere e pergjithmone kete antikushtetueshmeri me reforme politike per forme te ndryshme republike, ndoshta republike presidenciale si Franca, USA, Serbia etj., pasuar edhe me zgjedhje direkt nga populli te Presidentit, Kuvendit, ndoshta me dy dhoma si Italia, USA etj. si dhe Kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe Kryeprokurorit te Republikes.
    Nje kerkese plotesuese dhe e domosdoshme ne kete kontekst do ishte miratimi dhe lehtesimi I referendumeve popullore, politike dhe lokale.
  2. Ndarja e politikes nga krimi
    Nderkohe kur dihet se votat i mbledh krimi i organizuar per llogari te pushtetit me te cilin ndan llogarite pas vjedhjes se perbashket te taksave e pasurive te tjera kombetare si hajdutet ne pyll, ligji me i rrepte duhet propozuar, miratuar dhe zbatuar per financimin e partive politike, financimin e fushatave elektorale, per blerjen dhe shitjen e votes etj.
  3. Ndarja e pushtetit politik nga pushteti zgjedhor
    Kjo ndarje konsiston kryesisht ne dy drejtime; depolitizimi i administrimit te procesit zgjedhor, (sidomos numerimi e certifikimi), mundesisht edhe Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te zgjidhet direkt nga populli si dhe miratimi me ligj per qeveri tranzitore teknike tre muaj para zgjedhjeve, per te eleminuar ndikimin e makinerise se pushtetit ne favor te maxhorances.
  4. Ndarja e pushtetit politik nga kontrolli i votave
    Duke ditur se pushteti me ane te presionit dhe mekanizmave ekstra ligjore te perdorimit te pushtetit ne kontrollin e vendeve te punes, shperblimeve qeveritare etj. ndikon ne kontrollin e nje pjese te mire te votuesve nga kategorite e nepunesve shteterore e familjareve te tyre, pensionisteve, te punesuarve te oligarkeve delfine qeveritare, kontigjente ne ndihma sociale ose ne burgje etj. duke deformuar vullnetin fillestar te votuesve, duhet nderhyre jo vetem te kufizohen keto ndikime qeveritare, por duhet zgjeruar edhe baza e votuesve duke miratuar voten nga vendet ku jetojne te shtetasve te emigruar (rreth 40% e gjithe shtetasve shqiptare) te cilet ne mase te madhe jane te pandikuar direkt nga pushteti ne fuqi.

Kush jane dhe ku jane ata qe do te kerkojne dhe bejne realitet keto dhe te tjera kerkesa legjitime te shqiptareve per te merituar respektin, mbeshtetjen dhe votat tona?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME