Ekzekutimi në Tiranë, ky është i vrari pranë stadiumit ‘Dinamo’

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Mihal Popi’, pranë stadiumit ‘Dinamo’.
Raportohet se, një 45-vjeçar është qëlluar me armë. Ai është identifikuar si Ismet Habili.
Dyshohet se pas vrasjes duke qenë se makina ka qenë në gjendje të lirë është përplasur me murin e pallatit.
Banorët deklarojnë jashtë kamerave se kemi dëgjuar vetëm përplasjen e makinës dhe se nuk kanë dëgjuar krisma arme.

Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën ‘Mihal Popi’, në bllokun ‘1 Maji’.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip ‘Volvo’, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.












