AKTUALITET

Ekzekutohet një person tek “Pallati me shigjeta” në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar të shtëna armësh pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”. Pas verifikimit të kryer nga autoritetet është konfirmuar se një person është vrarë. Viktima është identifikuar si Bujar Nasufi.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake” – thuhet në një njoftim të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button