AKTUALITET
Ekzekutoi biznesmenin italian në Tepelenë, vetëdorëzohet në polici autori Sulçaj

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici. Kamber Sulçaj raportohet se është paraqitur në policinë e Gjirokastrës.
48-vjeçari është nga fshati Mesaplik i Vlorës dhe ishte i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Salari në Tepelenë.








