Greva e urisë së naftëtarëve të Bankersit hyri në ditën e dytë, protesta jasht vijon

Marinzë – Vijon dita e dytë e protestës së naftëtarëve të kompanisë Bankers në Marinzë ndërkohë që 10 naftëtarët u futën në ditën e dytë të grevës së urisë në ambientet e zyrës së sindikatës që ndodhet në fushën naftëmbajtëse në Marinzë.
Dritan Shahu kryetar i sindikatës së naftëtarëve thotë se paga nis nga 500 euro deri në 900 euro për puntorët e fushës ndërsa për punonjësit e zyrave paga shkon në 10 dhe 100 fish më e lartë
Nga biseda me.të.mësojme se një përfaqësues i kompanisë Bankers i ka telefonuar dhe i ka thënë që për momentin kompania nuk ka gjëndje financiare që tu zgjidhi kërkesat, pohoi kreu i sindikatës.
Naftëtarët janë në protestë dhe 40ç puse të prodhimit të naftës janë lënë pa mbikëqyrje, nuk kanë punonjës
Puntorët kanë pezulluar punën në fushë ndërsa grupi i 10 puntorëve prej vetash janë në grevë urie. Ata nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre derisa ato të realizohen









