AKTUALITET

Radhë kilometrike në Kakavijë, pritje të gjata në kufirin me Greqinë

Kakavijë – Radhë të gjata automjetesh, që arrijnë deri në rreth 2 kilometra, janë krijuar pasditen e kësaj të premteje në Pikën Kufitare të Kakavijës, duke shkaktuar pritje të konsiderueshme për qindra udhëtarë që synojnë të kalojnë kufirin drejt Greqisë.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në palën greke procedurat e kontrollit po kryhen vetëm me 1 deri në 2 sportele në funksion, çka ka ngadalësuar ndjeshëm ritmin e përpunimit të dokumenteve dhe ka sjellë krijimin e radhëve të gjata.
Edhe në palën shqiptare po punohet me 2 deri në 3 sportele, por fluksi i lartë i automjeteve dhe udhëtarëve ka bërë që pritjet të zgjasin dhe kolona e mjeteve të arrijë në rreth 2 kilometra.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë durim gjatë kalimit kufitar dhe, nëse është e mundur, të planifikojnë udhëtimin duke marrë parasysh vonesat e shkaktuara nga fluksi i lartë në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button