AKTUALITETTOP-NEWS

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Fier – Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier më dhomën e ajrimit. Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje.
Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre. Mësohet se Jurgen Zotaj ka goditur Denis Brajoviç dhe pas ai është kundërpërgjigjur.

Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime infirmacioni nga burgu Fier pohojnë se një ka qënë në paraburgim, ndërkohë që stafi drejtues i burgut është thirrur mw urgjencë për tënshqyrtuar sitiatën.

Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit sikurse nuk bëhen të ditur edhe emrat e dy të plagosurve apo të personave që janë përfshirë në konflikt, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit për të sqaruar ngjarjen dhe masat e marra pas incidentit.

Burime zyrtare nga buegu Fuer kanë pohuar se:  Personat e perfshire në sherr ne burgun e Fierit, janë Denij Bajoviç, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj. Ka qene nje zënkë e momentit pasi te tre ishin shok dhe kishin marredhënie të mira me njëri- tjetrin, Të dëmtuarit kanë lënë spitalin dhe janë rikthyer në ambientet e burgut. Pritet të shihen kamerat e sigurisë për zbardhjen e dinamikes së ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button