AKTUALITET

Mbyllet protesta e 69-të para Kryeministrisë/ Qytetarët: Nuk do të ndalemi deri në largimin e Ramës

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të prmete protesta e 69-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Qindra qytetarë u mblodhën edhe këtë mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, duke deklaruar se largimi i tij mbetet kërkesa kryesore e protestës.

Gjatë tubimit, protestuesit mbajtën fjalime, marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe hodhën thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë. “Rama jep dorëheqjen!”, “Rama ik!” dhe “Ju erdhi fundi!” ishin disa nga sloganet që u dëgjuan gjatë gjithë protestës

Ata theksuan se protesta do të vijojë çdo ditë, duke e cilësuar atë si një qëndresë qytetare kundër qeverisë dhe politikave të saj.

‘Protesta nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti’– thirrën ata

Pas përfundimit të fjalimeve dhe marshimit, pjesëmarrësit njoftuan se do të rikthehen sërish nesër për të vijuar protestën qytetare para Kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button