Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET'Epidemi' divorcesh në Fier/ Avokatët: 2 raste fatale nga zgjatja e proceseve...

‘Epidemi’ divorcesh në Fier/ Avokatët: 2 raste fatale nga zgjatja e proceseve gjyqäsore (vidio)

Fier – Rriten divorcet në Fier, në tre muaj mbi 400 kërkesa për t’u divorcuar. Shkaku problemet social ekonomike dhe dhuna në familje. Flasin avokatët Goxhaj dhe Abazaj

Rritet ndjeshëm numuri i divorceve në Fier ndërkohë që shkaqet e tyre janë problemet e ndryshme social ekonomike dhe dhuna në familje, kanë pohuar avokatët Ervis Goxhsj dhe Adrian Abazaj që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë gjykatës së shkallës parë në Fier.

Sipas te dhenave te shprehura nga gjykata e rrethit gjyqesor Fier per kete periudhe 3 mujore të vitit 2023 ne gjykaten e rrethit gjyqesor ne Fier jane depozituar plot 420 kerkesa per zgjidhje martese nga te cilat 122 kan perfunduar dhe pjesa tjetër jane të papërfunduara dhe në proces. Shifrat flasin për një fenomen me tendencë në rritje per cdo vit.

Avokatët  Ervis Goxhaj dhe Adrian Abazaj thonë se shifrat jane te larta dhe vazhdimisht po tentojnë te rriten. Kemi nje situate qe po merr permasa. Shkaqet qe cojne bashkeshortet ne zgjidhje te marteses  jane te natyrave te ndryshme por me te shumtat jane divorcet per shkaqe social -ekonomike, dhuna në familje dhe emigrimi.

Shkrirja e gjykates se Lushnjes dhe numri i reduktuar i gjyqtareve ka dhene nje ndikim ne rritjen e numrit te ceshtjeve te divorceve dhe zgjatjes se kohes se zgjidhjes se tyre . Një proces divorci që kryhej në 3 apo 4 muaj tani shkonë edhe një vit çka sjell dhe konflikte

Avokatët pohojnë faktin se një pjesë e mirë e divorceve bëhen fikitive për çështje dokumentash në çifte që kanë probleme në emigracion dhe kryejnë ndarje për të marr mbiemrin e bashkëshorteve për cështje eksplusi, pra probleme dokumentacioni.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME