Enerst Muçi ka gjetur golin në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi arriti që të realizojë golin e parë të ndeshjes në përballjen e javës së 33-të mes Besiktas dhe Ankaragücü.
23-vjeçari realizoi një gol fantastik me një goditje me të majtën në minutën e 18-të, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit.
Goli i tretë për Muçin me fanellën e Besiktas, ku u transferua gjatë merkatos së dimrit për shifrën e 10 milionë eurove.
Karşınızda Ernest Muçi. pic.twitter.com/Mt2AEgZNrh
— kartalisthaber (@kartalisthaber) April 19, 2024