Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEtapa e parë/ Humb jetën në Austri çiklisti 17 vjeçar Venzo

Etapa e parë/ Humb jetën në Austri çiklisti 17 vjeçar Venzo

Një tjetër tragjedi në çiklizëm. 17-vjeçari italian Jacopo Venzo, humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të tmerrshëm në dishezë. Incidenti tragjik ndodhi gjatë etapës së parë të Junioren Rundfahrt. Njoftimi erdhi sot, edhe pse tragjedia ka ndodhur dje, nga ekipi i tij Campana Imballaggi Geo&Tex Trentino, me një postim në Facebook. Çiklisti ka ndërruar jetë në spital, nga plagët e marra. Të afërmit kanë mbërritur mbrëmë në Linz. Gara me etapa është anuluar.

Etapa që rezultoi fatale në Venzo kishte nisur në lokalitetin Haid me mbërritjen në Marchtrenk. Në këtë garë morën pjesë 140 garues nga vende të ndryshme evropiane, por edhe nga përtej oqeanit. Në vitet e kaluara, në këtë garë kanë hedhur hapat e tyre të parë në nivel ndërkombëtarë kampionë si Tadej Pogacar, Tom Boonen, Fabian Cancellara, Matej Mohoric dhe Marc Hirschi.

FEDERATA E ÇIKLIZMIT: “KISHTE FAQE PËR TË SHKRUAR”

“Federata e Çiklizmit i bashkohet dhimbjes për humbjen shumë të rëndë të një djali të ri, me shumë faqe për të shkruar, në sport dhe në jetë. Në emër të të gjithë lëvizjes italiane të çiklizmit, i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve, ekipit dhe të gjithë atyre që e donin Jacopo”. Ky është mesazhi i ngushëllimit nga FCI për ndarjen nga jeta të çiklistit të ri Jacopo Venzo.

ORGANIZATORËT: “NË KËTË MOMENT ISHTE I VETËM”

“Mendimet tona shkojnë te familja e tij, shokët e skuadrës dhe stafi. Me gjithë ndërhyrjen në kohë të ekipeve të shpëtimit dhe shtrimin në spital, sportisti ndërroi jetë nga plagët e rënda të marra”, njoftoi Federata e Çiklizmit të Austrisë së Epërme dhe organizatorët. “17-vjeçari – vijojnë ata – po zbriste i vetëm dhe u rrëzua në një kthesë të gjatë nga e majta”. Në mëngjes u organizua një përkujtimore në Bad Leonfeldenan. Sportistët e tjerë janë ndihmuar nga psikologët e Kryqit të Kuq. Sipas presidentit të Federatës, Paul Resch, anulimi i garës ishte e vetmja rrugë. “Është një çështje shumë delikate në një garë me të rinj të moshës 17 dhe 19 vjeç,” shpjegoi ai.

MESAZHI I SKUADRËS SË TIJ

“Me lot në sy dhe një zemër të shkatërruar, ju njoftojmë se Jacopo Venzo i ynë na ka lënë. Djaloshi ishte viktimë e një rënieje shumë të keqe dje gjatë dishezës në etapën e parë të Turit të Austrisë së Epërme. Jacopo ishte një djalë i jashtëzakonshëm, me një të ardhme për të shkruar në sport dhe mbi të gjitha në jetë. E për këtë arsye është edhe më e dhembshme. I gjithë Campino Imballaggi Geo&Tex mblidhet rreth familjes së tij, miqve e të gjithë atyre që e deshën Jacopo në këtë moment dhimbjeje të pamasë. Kërkojmë të respektohet privatësia e familjes dhe falenderojmë të gjithë ata që do të na bëjnë të ndiejmë mbështetjen e tyre. Tani kemi një engjëll më shumë për të na mbrojtur atje lart. Lamtumirë Jacopo, faleminderit për momentet e mira të kaluara së bashku. Nuk mund ta imagjinosh sa shumë do të na mungosh”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME