Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEuro 2024/ Shqipëria e nis me humbje (foto e vidio)

Euro 2024/ Shqipëria e nis me humbje (foto e vidio)

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me humbje fushatën kualifikuese për Europianin 2024.

Kuqezinjtë e Sylvinhos humbën 1-0 me Poloninë në Varshavë, teksa tanët bënë një lojë të mirë sulmuese dhe me katër raste të pastra shënimi.

Portieri Szczęsny te vendasit ishte heroi i Polonisë, teksa ndali tre goditje që po shkonin në rrjetë.

Për kuqezinjtë Sylvinho debuton me humbje, teksa guximi në lojën sulmuese u vu re në Varshavë. Jasir Asani dhe Anis Mehmeti ishin dy emrat e rinj që debutuan me Shqipërinë.

Kombëtarja kuqezi luan sot në Varshavë ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Një sfidë e vështirë ndaj Polonisë vendase, e cila ka humbur pak ditë më parë përballë Republikës Çeke me shifrat 3-1.

22’ Cikalleshi lëshon një predhë drejt portës polake, por Sheznji i mohon golin me grushtimin e tij.

20’ Shqipëria provon të rrezikojë me një goditje dënimi të harkuar në zonë nga Asani, por topi devijohet mbi traversë nga një mbrojtës.

18’ Kuqezinjtë i kanë lëshuar thuajse plotësisht kontrollin e topit polakëve, por nuk i lejojnë as hapësira për të rrezikuar para portës së Strakoshës.

14’ Shkëndija e parë në portën kuqezi, Zalevski tenton me një gjuajtje të fortë nga distanca por gjen përgjigjen në dy kohë të gardianit kuqezi.

9’ Levandvoski dhe Zielinski kombinojnë të majtë me këtë të fundit i cili nis një top në shtyllën e dytë për Zalevskin, por ai nuk arrin të devijojë sferën.

7’ Cikalleshi merr mirë topin në krahun e majtë dhe nis një pasim ne qendër, por askush nuk ia del të gjuajë në portë dhe më pas Asanin dal me faull Frankovskin i cili po niste një kundërsulm.

4’ Kaminski mundohet të nisë përsëri topin në qendër për Levandovskin por ky i fundit nuk kontrollon dhe sfera del jashtë.

2’ Menjëherë një top i gjatë në thellësi për Levandovskin, i cili devijon me kokë, por nuk ia del të çojë sferën drejt portës me Strakoshës i cili kontrollon i qetë.

1’ Nis dueli në Varshavë.

FORMACIONET ZYRTARE

POLONIA: Sheznji, Frankovski, Bednarek, Salamon, Kivior, Kaminski, Lineti, Zielinski, Zalevski, Sviderski, Levandovski.

Trajner: Fernando Santos.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Hysaj, Mihaj, Kumbulla, Gjasula, Ramadani, Asllani, Asani, Uzuni, Cikalleshi.

Trajner: Silvinjo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME