Eurodeputeti i kthehet Ramës: `Të takonte të alarmoje META-n për mbylljen e llogarive

“Edi Rama nuk duhej të shfajësohej, por ti këkonte llogari Metës, për mbylljen e llogarive“ në Facebook dhe Instagram që lidhen me revolucionin e flamingove. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive me emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, eurodeputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i EDP-së, Sandro Gozi ka bërë të ditur se i është drejtuar zyrtarisht kompanisë Meta dhe Komisionit Evropian për të kërkuar llogari mbi bllokimin e këtyre faqeve në datat 3 dhe 4 shtator, ngjarje e cila cenon sipas tij, drejtpërdrejt lirinë e fjalës.
Sipas eurodeputetit, liria e shprehjes dhe pluralizmi janë shtylla thelbësore të demokracisë dhe një kryeministër i një vendi që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian ka detyrimin të garantojë një mjedis ku çdo zë kritik mund të dëgjohet lirisht, madje edhe kur protestohet kundër vetë qeverisë.
“Edi Rama e ka bërë ligjin për shërbimet digjitale dhe ne duam të sigurojmë lirinë e shprehjes, pluralizmin. Prandaj, ne i kemi kërkuar Metës të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, pse janë mbyllur këto llogari dhe cilat janë arsyet. I kemi shkruar Metës dhe ende presim një përgjigje. Gjithashtu i kemi shkruar edhe Komisionit Evropian.
Kryeministri është irrituar me ne për shkak të një imazhi në të cilin ne lidhëm faktet, Lëvizjen Flamingo dhe imazhin e tij. Lëvizja Flamingo është gjithashtu kundër qeverisë; më duket se ata kërkojnë një kërkesë më të gjerë për rinovim. Më duket se janë të pakënaqur edhe me opozitën“
tha ai.
Qeveria Rama është vënë në qendër të akuzave që me fillimin e protestave.
Që pas konfliktit një Zvërnec platformat u përmbytën nga profile të rreme të krijuara rishtazi mes 28 dhe 30 qershorit.
Kjo ushtri digjitale nuk shërbeu vetëm për të imituar angazhimin organik dhe shpërndarë propagandën qeveritare. Këto llogari fantazmë po përdoren masivisht për të sulmuar dhe delegjitimuar mbështetësit e protestës, duke targetuar drejtues të opozitës si dhe aktivistë të tjerë në terren përmes gjuhës denigruese.
Ndërkohë, më 3 dhe 4 shtator një numër llogarish që publikojnë po ashtu materiale nga protesta raportuan se postimet e tyre po zhdukeshin kryesisht përmes pretendimit se po publikonin materiale pa të drejtë autori.







