AKTUALITET
Tre kilometra radhë në Kakavijë, fluks shqiptarësh drejt supermarketeve greke

Kakavijë – Radhë të gjata automjetesh janë krijuar sot në pikën kufitare të Kakavijës, me një fluks që raportohet se ka arritur në rreth 3 kilometra, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Shkak i kësaj situate dyshohet të jetë lëvizja e shtuar e shqiptarëve drejt supermarketeve greke, pas uljeve të çmimeve të njoftuara nga qeveria greke.
Shumë qytetarë po zgjedhin të kalojnë kufirin për të bërë blerjet e tyre, duke sjellë ngarkesë të shtuar në pikën kufitare dhe pritje të gjata për udhëtarët.
Kakavijë, 7 shtator 2026







