Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEuropa League/ Roma mbetet, Arsenal mban prapa PSV Eindhoven (vidio)

Europa League/ Roma mbetet, Arsenal mban prapa PSV Eindhoven (vidio)

Vendi i parë për Arsenal, në përfundim të grupeve të Europa League. Gunners mbajë prapa PSV e të njëjtën gjë bëri Fenerbahce me Rennes. Ia doli edhe Mourinho të qendrojë ende në kompeticion. Roma rrëmbeu një fitore 3-1 ndaj Ludogorets, duke u renditur në vendin e dytë, që vlen playoff.

GRUPI A

Arsenali dhe PSV që ishin kualifikuar, luajtën për vendin e parë në distancë. Në fund anglezët u renditën të parët, me holandezët që duhet të kalojnë në playoff. Gunners pritën në Emirates Zyrih dhe kaluan në epërsi pas 17 minutash me Tirney. Mjaftoi goli i mbrojtësit për të fituar 1-0. PSV në shtëpi ndaj Bodoe/Glimt mori avantazhin në minutën e 36-të falë autogolit të Sampsted. Bakayoko dyfishoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Zugelj shkurtoi diferencën 2-1 në shtesë. Bodoe megjithatë renditet i treti dhe shkon në Conference.

GRUPI B

Fenerbahçe dhe Rennes ishin të kualifikuara para fillimit të ndeshjeve, por duhet të vendosnin se në çfarë radhe. Në fund janë turqit ata që rrëmbejnë kalimin për në 1/8, me bretonët të dytët dhe AEK Larnaka të tretët. Guler dhe Arao nënshkruan dy golat në favor të turqve në pjesën e parë me Dynamon e Kievit. Rezultati 2-0 qendroi në fuqi deri në fund. Rennes barazoi 1-1 me AEK Larnaka. Goli i Abline në të 17-ën zhbllokoi ndeshjen, por barazimi i Rafa Lopes erdhi në të 76-ën.

GRUPI C

Në raundin e fundit të Grupit C, skuadra e Mourinho mundi Ludogorets 3-1 me përmbysje. Roma fiton kështu kalimin në playoff, duke përfunduar fazën e grupeve në vendin e dytë. Në pjesën e parë në Olimpico verdhekuqtë rrezikuan shumë dhe u ndëshkuar nga goli i Rick (42′). Falë ndryshimeve, në pjesën e dytë të besuarit e Special One shtuan ritmin. Roma përmbysi rezultatin falë dy penalltive të Pellegrinit (56′ dhe 65′) dhe golit të Zaniolos (40′). Një gol i Nonato me VAR u anulua, ndërsa Verdon u përjashtua me karton të kuq në fund.

Betis Sevilla ishte tashmë i sigurt për vendin e parë dhe pati një jetë të lehtë kundër HJK në shtëpi. Dygolëshi i Ruibal në pjesën e parë siguroi andaluzianët. Fekir pastaj shënoi 3-0 në shtesë me finlandezët të fundit me vetëm një pikë.

GRUPI D

Royale Union është i pari në renditje edhe para fillimit të ndeshjes. Lufta ishte e gjitha për vendin e dytë dhe Union Berlin fitoi me Bragën. Portugezët duhet të kënaqet me Conference League. Union Berlin në shtëpinë e Royale Union kaloi në epërsi me Michel pas vetëm gjashtë minutash. Më pas muri gjerman mbrojti rezultatin 0-1 deri në fund. Braga mposhti Malmoe 2-1, fillimisht me Horta dhe më pas me Djalo. Goli i Sejdiut shkurtoi diferencën në minutën e 76-të por ishte tepër vonë për të shpresuar më shumë

REZULTATET E NDESHJEVE

Europa League Group A
Arsenal 1-0 FC Zurich
Bodo/Glimt 1-2 PSV Eindhoven
Europa League Group B
Dynamo Kyiv 0-2 Fenerbahce
Rennes 1-1 AEK Larnaca
Europa League Group C
Real Betis 3-0 HJK Helsinki
Roma 3-1 Ludogorets Razgrad
Europa League Group D
SC Braga 2-1 Malmo FF
Union St.Gilloise 0-1 Union Berlin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME