Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIFermerët braktisin vjeljen e ullinjëve. Viktor Pahaj: Vajin e kemi të...

Fermerët braktisin vjeljen e ullinjëve. Viktor Pahaj: Vajin e kemi të mirë, por nuk mundemi të eksportojmë (foto e vidio)

Mallakastër – Fermerët e zonave të thella braktisin vjeljen e ullirit. Shkaku s’ka punëtorë, s’ka treg e pika grumbullimi. Pronari i fabrikës, çmimi i një litri vaj ulliri jashtë disa herë më i lir se prodhimi vemdas, nuk subvencionohemi nga shteti

Ulliri ndryshe nga një vit më parë ka njohur super prodhim edhe në fshatrat e thella të zonës së Mallakstër si në Gjerbës, Çrrilë, Aranitas, Greshicë, Fratar e deri në kufi me fshatrat e zonës së Beratit.


Fermerët e këtyre fshatrave pohojnë se fshatrat janë shpopulluar, të rinjë nuk ka dhe kanë mbetur shumë pak familje dhe ata janë moshë e tretë. Edhe pse nje punëtor për 8 orë punë paguhet 3 mijë lekë të reja , fuqi punëtore nuk ka. Kjo ka bërë që ulliri kokërr të lihet në pemë e të mos vilet, ndërkohë që edhe ata fermerë që e kanë vjelë nuk kanë ku e shesin prodhimin pasi nuk ka as treg dhe as pika grumbullimi.

Flamur Yzeiraj na pohonë se ka super prodhim, ka bashkëfshatarë të tij që kan vaj ulliri stok nga viti i kaluar dy dhe tre tinë pa shitur , pasi fshati i tij Gjerbës nga 280 familje në vitet 1990 tani skane mbetur as 30 familje, kane probleme me fuqine punëtore.

Nga ana tjetër Viktor Pahaj pronari i një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit në kltë zonë pohon se ndryshe nga një vit më parë fabrika punon me kapacitet të plot për shkak të prodhimit të mbarë por nuk ka treg e nuk ka pika grumbullimi. Çmimi i një litri vaj ulliri në vendet fqinje si Itali e Greqi është disa herë më i ulët se sa çmimi i një litri vaj ulliri shqiptar dhe kjo për shkak sepse qeveria shqiptare nuk subvencionon fermerin shqiptar.

Ndjekja e politikave diskriminuese ndaj fermerit duke mos i subvencionuar me karburant e pesticide bën që të rritet kostua e prodhimit dhe kjo i penalizon ata që prodhimin e tyre të mos e eskportojnë për shkak të çmimit të lart që ka kundrejt të njëjtit ptrodhim por me çmim disa herë më të ulët të vendeve fqinje, ndërsa tonelata vaj ulliri edhe të vitit kaluar dergjen ende ne depot e banesave të tyre pasi ska pas treg./ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME