Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËFestivali i RTSH-së/ Tërhiqet nga gara këngëtari i tretë

Festivali i RTSH-së/ Tërhiqet nga gara këngëtari i tretë

Kejsi Tola dhe Samanta Karavella u tërhoqën nga gara pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Nuk janë të vetmet. Veç Kejsit dhe Samantës, edhe Sardi Strugaj sapo konfirmoi se edhe ai është tërhequr nga gara e këtij festivali.

Pas performancës mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH-së:

“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim”, – tha Sardi duke e lënë me kaq, por duke konfirmuar se edhe ai, tashmë ka vendosur të tërhiqet nga Festivali.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME