KRYESORE

Festohen Pashkët Katolike në Fier

Fier – Edhe besimtarët katolikë në Fier kanë kremtuar Pashkët në  “ Kishën e Zonjës së Papërlyer” .

Dhjetra besimtarë kanë ndjekur kete të diel meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit ku janë bashkuar për të uruar ringjalljen e tij , duke përcjellë mesazhe shprese dhe dashurie. Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Francesco Pasqua ,  i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Pashka është kremtimi më i madh  i kalendarit liturgjik të kishës katolike romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq .

Në përfundim të Meshës së Shenjtë besimtarët katolikë fierakë uruan njëri- tjetrin , për më shumë paqe, begati, dhe dashuri në familjet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds