Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarr në kodrën e Likovunit në Peshtan të Fierit, digjen ullinjë

Zjarr në kodrën e Likovunit në Peshtan të Fierit, digjen ullinjë

Fier – Një zjarr  i përmasave të mëdha , ka përfshirë mesditën e sotme ,kodrat e Peshtanit në Fier. Flaket janë perhapur me shpejtësi , të favorizuara nga era e forte, duke përfshirë një sipërfaqe të kondiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.

 Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë me efektiv të plotë për të berë të mundur neutralizimin e flakëve,

Po sipas z. Hyka , zjarri i sotëm mendohet të jetë riaktivizuar pasi ditën e djeshme po në të njëjtin vend ka rënë një vatër zjarri e cila është fikur pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse.  Zjarri i sotëm ndodhet pranë kodrave  të  Likovunit, aty ku janë vendosur antenat e kompanive celulare

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe, në fshatin Peshtanbregas, Fier, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin.

Në komisariatin e Policisë Fier është shoqëruar shtetasja E. M., dhe bashkëshorti i saj, shtetasi J. M., për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME