Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET Flet për herë të parë polici që e çoi në Durrës Eevis...

 Flet për herë të parë polici që e çoi në Durrës Eevis Martinaj

Për herë të parë ish-agjenti i operacionales, Jeton Lami ka thyer heshtjen duke dhënë disa shpjegime të detajuara për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij. Ai thotë se Martinajn e ka njohur 10 vite më parë, por thekson se nuk ka pasur miqësi apo lidhje të ngushtë.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja.

E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij. Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës.

Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, – ka deklaruar për prokurorin Jeton Lami, raporton News24. Ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt dhe se nuk ka asnjë informacion për të dhënë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME