Qeveria e Kosovës ka sjellë një risi të veçantë për të sensibilizuar shoferët dhe për të shmangur aksidentet.
Tabela me fraza të ndryshme janë vendosur në rrugët e vendit për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi.
“Relaks o Raip, lidhe qat rrip”; “Relaks Mahmut, mos u ngut”; Relaks oj Arbëresh, mos u qo peshë”, “Relaks Hana, po të pret nana”, “Kujdes Filloretë, s’ke hyp në raketë”, “Relaks o Baton, le at’ telefon”, – thuhet në disa prej mesazheve.