Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGazetari Ferdinand Dervishi zbardh skandalin me 'Spiunin' I.M 

Gazetari Ferdinand Dervishi zbardh skandalin me ‘Spiunin’ I.M 

Gazetari Ferdinand Dervishi akuzon Autoritetin e Dosjeve se ngriti akuza të sajuara ndaj ish-presidentit Ilir Meta. 

Historia e Ilir Metës, thotë Dervishi, është një falsifikim total. 

“I gjithë rezultati i kësaj strukture të formuar në 2016 ishte historia e Ilir Metës. U mbars mali, u harxhuan miliona euro dhe na dha këtë rezultat, na u dha 1-2 ditë pasi kishte ikur si president. Na u dha në datën 1 dhe në datën 2 na doli i gjithë informacioni që brenda 24 orësh paska funksionuar zinxhiri perfekt dhe u bë verifikimi, ndërkohë që historia e Ilir Metës është një falsifikim. Po e them për herë të parë, është një falsifikim total”, tha Dervishi për Euronews. 

Ai sqaroi falsifikimin që i është bërë dosjes. 

“Një person, që është viktima, i thotë një mikut të vet që quhet Ilir Meta: “Unë dua të iki jashtë shtetit. Ti do të më ndihmosh mua se banon në një zonë që ka kufi tokësor me një shtet fqinj. Skrapari nuk ka kufi shtetëror me një shtet fqinj. Bëhet fjalë për një Ilir Meta që banon në zonat e Librazhdit. 

Ky bën një denoncim te operativi i zonës. Sigurimi i shtetit vepron ndyshe, nuk merret me denoncuesin, por merret me viktimën. E merr viktimën dhe e bën bashkëpunëtor. Dhe në dosjen e këtij bashkëpunëtori gjendet edhe ky denoncim. Në asnjë rast nuk kemi një Ilir Metë që është ky Ilir Metë dhe në asnjë rast nuk kemi një personazh që bashkëpunëtor, thjeshtë ka bërë një denoncim. Kjo është historia në të vërtetë. Denoncimi është me emër dhe mbiemër, sepse do kishte dalë dokumenti me emër, mbiemër dhe emër babai.

Nuk ka një dokument të tillë. Pse nuk ka? Të gjitha këto komisionet, të treja, janë bazuar në një listë të hartuar nga Bashkim Gazidede të emrave të bashkëpunëtorëve të sigurimit. është një listë që nuk kanë emrin e babait aty, por vetëm emër, mbiemër. Të merret vesh njëherë e mirë, dosje të bashkëpuinëtorëve të sigurimit të shtetit në arkivat shqiptare, numërohen me gishtat e dorës. Ata kanë qenë qindra dhe dosje në arkivat e shtetit shqiptar për bashkëpunëtorë, janë thuajse zero. Kemi një listë dhe marrim një emër, por pa e mbështetur në një dosje, pa e provuar, dhe për më tepër që për këtë emër nuk ke të dhëna të tjera se kush është ky, datëlindja, emri i babait. Ky është problemi i madh që ka dalë”, theksoi gazetari Ferdinand Dervishi.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME