Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHelmohen 41 turistë polakë në Vlorë, shumica fëmijë (vidio)

Helmohen 41 turistë polakë në Vlorë, shumica fëmijë (vidio)

Vlorë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë. Rreth 41 turistë polakë janë paraqitur me simptoma helmimi në spitalin rajonal të këtij qyteti. Ata kishin udhëtuar nga Shëngjini me autobus dhe më pas gjatë ditës duke bërë guidën turistike Karaburun – Sazan.

Shumica e pacientëve janë fëmijë të moshës 14-15 vjeç u paraqitën në spital të gjithë me të njëjtat simptoma, si të vjella, dhimbje barku dhe këputje. Mes të sëmurëve ka edhe fëmijë të mitur. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën. Për momentin është e paqartës e ku janë helmuar dhe cili është shkaku i helmimit.

Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën. Kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale, por situata është nën kontroll. Po kryhet një hetim epidemiologjik për shkaqet. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna” – drejtoresha e spitalit të Vlorës, Bruna Mersini.

Mediat raportojnë se dyshimet janë ushqimi i konsumuar në Karaburun, ushqimi i marrë në anije ose nga ushqimi që këta turistë kanë marrë me vete të paketuar nga hoteli. Në spitalin e Vlorës ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME