Sunday, April 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHoteli merret me qera dhe kthehet në "shtëpi bari" nga shqiptarët në...

Hoteli merret me qera dhe kthehet në “shtëpi bari” nga shqiptarët në Gjermani

Gjermabi – Aktivitete të paligjshme përgjatë rrugës Bismarckstrasse kanë tërhequr vëmendjen e policisë gjermane. Policia e Berlinit, gjeti atje afro 1500 bimë kanabis në një ish-hotel.

Atje hetuesit gjetën dy burra që kujdeseshin për sasinë e dogës, e bëhej fjalë për dy të rinj shqiptarë, Erblin S., 32 vjeç dhe Eugert Q., 21 vjeç. Hetuesit kanë dalë në përfundimin se dy të rinjtë nuk ishin pronarët e vërtetë të drogës, por ata ishin punësuar për t’u kujdesur në rritjen e tyre. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se ishin në të 48 dhomat e ish-hotelit. Madje dhe bodrumi raportohet se ishte shndërruar në “kopsht”.

Autoritetet kanë mundur të zbardhin edhe skemën se si ndaheshin punët. Sipas tyre, njëri kujdesej për mbjelljen dhe plehrimin e bimëve, ndërsa tjetri me ndriçimin. Deri më tani mediat gjermane shkruajnë se janë arrestuar vetëm 2 shqiptarët dhe pritet që të shkohet në një rrjet më të organizuar kriminal.

(BalkanWeb)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME