Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, temperatura deri në 41°C këtë javë

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, temperatura deri në 41°C këtë javë

Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan, moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin, si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Temperaturat në mesditë në zonat e ulta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 gradë celcius, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë dhe kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte, vlera deri në 40-41 gradë celcius.

Vlen për tu theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit, pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë.

E gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan, i cili krijohet në gjërësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë. Këto masa ajrore duke kaluar mbi detin Mesdhe, marin një sasi të konsiderueshme lagështire duke bërë që ndjesia reale e temperaturave për njerëzit të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik.

Gjithashtu duke filluar nga dita e enjte dhe për disa ditë në vazhdim, vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomentin e “netëve tropikale”. Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore, përveç temperaturave të larta në orët e mesditës, parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 gradë celcius.

I nxehti afrikan “mbërthen” Shqipërinë, temperaturat
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME