Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI sëmuri mendor dhunon 69 vjeçarin, pamjet bëhen virale. Reagon policia

I sëmuri mendor dhunon 69 vjeçarin, pamjet bëhen virale. Reagon policia

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një i ri ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë një të moshuar. E gjithë skena e rëndë është filmuar nga një qytetar, në rrugën Xoxi Andoni.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë bërë virale, ndërsa në to shihet se si i moshuari që po qëndronte në lulishte, dhunohet nga i riu.

Ja dhe reagimi i policisë së shtetit.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dhunuar një të moshuar, sqarojmë se:

Ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME