Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTIcardi firmos me Galatasaray, por do marri gjysmën e pagës së Rashicës

Icardi firmos me Galatasaray, por do marri gjysmën e pagës së Rashicës

Mauro Icardi është zyrtarisht një futbollist i Galatasaray. Dje lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për një edicion me gjigantët e futbollit turk.

Klubit turk ka bërë të ditur detajet e kontratës së huazimit dhe rezulton që në fakt për shërbimet e Icardit paguan vetëm 750 mijë euro.

Kaq do të përfitojë argjentinasi nga arkat e klubit turk, pasi pjesën tjetër të rrogës së tij vjetore në këtë sezon ku është në huazim, që rezulton të jetë 6 milionë euro, do ta paguajë PSG.

Galatasaray do të shpenzojë dyfishin e shumës që caktoi për argjentinasin për firmën e Milot Rashicës. Ylli i përfaqësues së Kosovës do të paguhet 1,5 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, pasi erdhi në formë huazimi nga Norëich.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME