AKTUALITET

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e dënimit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij.

Sipas Top Channel, kërkesa e Llallës është bërë publike në listën e kërkesave penale që lidhen me parashkrimin.

Llalla, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare, kërkon që çështja e tij të shqyrtohet në raport me afatet ligjore të parashkrimit të dënimit.

Në 13 dhjetor të vitit 2021, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Romë të Italisë.

Arrestimi i ish-kryeprokurorit erdhi pas një urdhëri që Interpol Tirana kishte lëshuar për të, pas dënimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg.

Ish prokurorit të përgjithshëm veç vendimit të fajësisë i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button