Mbrëmjen e djeshme u mbajt gjysmë-finalja e Big Brother VIP Kosova. Një “prime” larg finales së madhe. Finalistët e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” janë Artan Thaçi, Arkimed Lushaj, Mbresa Hajrullahu, Vedat Bajrami dhe Juliana Nura.
Janë 96 ditë sfidë, debate e momente qesharake. Përmes një video, Vëllai i Madh i komunikoi se kush janë finalistët duke i falenderuar për punën dhe lojën e përkryer që e kanë bërë.
Ndërkohë finalistët do të marrin nga 10 mijë euro ndërsa fituesi çmimin e mbetur, i cili është 200 mijë euro. Kështu ka zgjedhur Andi pas një avantazhi në lojë që ka pasur javë më pare.
Kujtojmë se finalja është te premten e 17 marsit.