Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nis edicionin e 62-të këtë vit dhe do të mbahet në dhjetori. Deri janë zbuluar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.
Kryefjala e çdo festivali janë artistët dhe këtë vit siç ka mësuar Kryefjala.com do të ketë shumë artistë të rinj. Megjithatë disa nga emrat “big” janë Vesa Luma e cila do të vijë në një duet me partnerin e saj, Big Basta. Kënga thuhet se do të jetë e zhanrit hip-hop.
Ardit Çuni thuhet gjithashtu se do të jetë një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e këtij show. Këngëtari do të marrë pjesë me një këngë ritmike.
Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli (siç u përfol pak kohë më parë në media) janë të tjerë emra që janë përfolur se do të bëhen pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm, kënga fituese e të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.