OP/ AN

Jam antikomunist, proamerikan dhe proeuropian – mburret Rama

Nga Vladimir Dushniku

Po genjeni rende zoti diktator,se nuk jeni as antikomunist,as proamerikan e as pro europian,por jeni vetem…ANTISHQIPTAR!

Se te gjitha ato qe ju mburrni veten ,nuk i vertetoni dot me fakte,sepse deri me sot nuk keni guxuar te thoni asgje per te vertetuar se jeni i tille,sepse do ishte populli shqiptar ai qe do t’i ndjente me pare ne jeten e tij ato ndryshimet e medha ,ne se do tua kishit sjelle ne familjet e tyre ,veçanerisht pensionisteve!

Shumica derrmuese e popullit shqiptar ka ndjere ne familjet e tyre padrejtesine,mjerimin dhe perbuzjen tuaj prej pushtuesi!

Eshte puna e juaj ne se do nxiteni sado pak nga akuza ime, qe t’i jepni spjegime shqiptareve (e jo mua ),se e dime qe nuk jeni nga ata qe e ulni hunden!

Ndersa akuzen time ndaj jush po ua argumentoj nje per nje!

1- JU ,zoti diktator nuk jeni ANTIKOMUNIST!

Ne se do ishit i tille,luften tuaj kunder diktatures komuniste me te eger ne bote do t’a kishit filluar me organizimin dhe zhvillimin e luftes kunder dy nga akuzat me te renda per te cilat akuzohet ajo diktature dhe qe jane LUFTA E KLASAVE dhe TALLONI USHQIMOR!

a-Ne ate diktature, ne se do ishe kunder partise dhe pushtetit do denoheshe me burg ose do internoheshe,ndersa femijet nuk do pranoheshin ne shkolle te larte, rrjedhimisht qe edhe punesimin do t’a kishit te veshtiresive te larta e me page te ulet!

b-Ne se do kishe leke, nuk mund te blije me shume se racioni ushqimor i caktuar ne tallon!

Ju pyes?

Vertet besoni se te dy keto akuza qe i behen diktatures komuniste,ju i keni shporrur nga jeta e shumices se shqiptareve?

Sot ne se nuk je me PS-ne mbetesh pa pune dhe pa perkrahje!

Sot ka plot mallra,por kur nuk ka leke pensionisti,atehere nuk do bleje dot!

A nuk jane te dy keto fenomene egersim te LUFTES SE KLASAVE dhe te TALLONIT USHQIMOR?

Ne se ne diktature zyrat e administrates ishin te hapura per qytetaret qe te ankoheshin,ndersa ju u akeni mbyllur te gjitha dyert e zyrave te administrates,duke shkelur me kembe lirite dhe te drejtat e njeriut?

Me siguri qe do filloni te beni propagande boshe,se kurre nuk jeni mesuar te pranoni kritika, pa le akuza ndaj jush dhe qeverisjes tuaj!

Por realiteti ne 13 vitet e sundimit tuaj vertetojne se LUFTA E KLASAVE dhe TALLONI USHQIMOR jo vetem qe nuk jane zhdukur,por jane egersuar aq shume sa detyruan 2 milion shqiptare te braktisin vendin per buken e gojes dhe mungesen e shpreses per nje jete ne te mire per femijte e tyre!

-Ne keto 35 vjet LUFTA E KLASAVE u zhvillua fuqishem duke filluar tek nxitja e perçarjes se popullit sipas bindjeve politike,krahinave etj!

Sapo erdhi ne pushtet PS-ja e Berishes,u hodhen ne rruge kundershtaret politike dhe administrata qendrore e vendore u mbush e militantet demokrate!

-Te njejten gje keni bere edhe ju,sapo erdhet ne pushtet pastruat administraten nga kundershtarer politike dhe e mbushet me militantet tuaj!

A nuk eshte kjo LUFTE KLASASH?

Dhe kur kjo gje zbatohet ne nje sistem ,qe quhet demokratik dhe qe pretendon te jete shume here me i mire se sa diktatura komuniste, a mund te mbroni dot veten se po mashtroni nje popull te tere?

-Ne se sot mallra ka plot,por kur nuk ke leke mjaftueshem doemos qe nuk ble dot!

Por ndryshe nga TALLONI komunist, qe e kishin te barabarte te gjithe,ne kohen e TALLONIT demokrat dhe rilindas nje grusht njerezish te pasur mund t’i bejne pushimet ne Maldive apo ne Karaibie,ndersa shumica e popullit,veçanerisht pensionistet mezi mbushin barkun me buke thate!

-Ne se ne diktature te gjithe ishin te punesuar,ne kohen tuaj , te sundimit otoman per 35 vjet jo vetem nuk hapet asnje vend pune,por i perzute shqiptaret nga vendi duke e quajtur kete veprim si meriten e madhe te demokracise tuaj ,nje tjeter mashtrim edhe ky!

Ju erdhet ne pushtet pasi Berisha i kishte shkaterruar dhe plaçkitur te gjitha pasurite kombetare duke i hedhur te gjithe shqiptaret ne rruge pa pune!

Pra detyra e pare dhe urgjente ishte punesimi i njerezve ,per me teper kur ne ate kohe shqiptaret po braktisnin vendin masivisht!

Por ju ,me koken tuaj apo me udhezimin e padroneve tuaj nga jashte antishqiptare qe do t’u kene udhezuar, percaktuat si PRIORITET I ZHVILLIMIT TE VENDIT DO ISHTE TURIZMI dhe jo SHFRYTEZIMI I PASURIVE KOMBETARE ME CIKEL TE PLOTE dhe thithja e INVESTIMEVE TE HUAJA PER ZHVILLIMIN E INDUSTRIVE!

Faktet flasin se turizmi jo vetem nuk ndikoi aspak ne zhvillimin e vendit,por ai ka deshtuar edhe vete!

Dhe keshtu do ndodhte se ju me djallezi nuk hartuat dhe miratuat nje STRATEGJI KOMBETARE TE ZHVILLIMIT TE TURIZMIT,e cila ne plan te pare do percaktonte masa konkrete per mbeshtetjen fuqishem nga qeveria te sektoreve qe do furnizonin turizmin me çdo gje siç do ishin bujqesia,blegtoria,frutikultura,industria ushqimore,peshkimi etj!

Por keto jo vetem nuk u mbeshteten nga qeveria,por edhe milionat e eurove te dhena nga BE ,ministrja juaj i vodhi ndersa ju e mbani akoma si keshilltare ne vend qe te ishte sot ne burg!

Pa permendur pastaj pensionet skandaloze te 541 mije pensionisteve qe marrin me pak se 200 euro ne muaj,kur per trajtimin e qenve rrugaçe ju shpenzoni 180 euro ne muaj!

Si nuk keni turp qe te mburreni se qenkeni antikomunist,kur ne te gjithe veprimtarine tuaj politike etj ju keni ndjekur nje filozofi otomane diktatoriale?

Ne diktature deputeti zgjidhej,votohej dhe jepte llogari para elektoratit te vet,aq sa kur deputeti nuk u sherbente elektoratit,me ligj atij I hiqej mandate me kerkesen e 20% te votuesve te trij!

Ndersa ju deputetet I keni caktuar vete ne listen e MBYLLUR te kandidateve,qe keshtu nuk e shohin fare qytetarin,por ju njeh vetem juve si pronar I tij!

Me keto masa e te tjera vertet ju mendoni se I jeni kundervene diktatures?

Perkundrazi ju keni vene ne zbatim nje tjeter DIKTATURE :DIKTATUREN OTOMANE!

A MUND TE MBURRENI PAS KETYRE FAKTEVE SE JU QENKENI VERTET ANTIKOMUNIST?

2-Ju i mburrni vazhdimisht SHBA si kampion i demokracise ne bote,bile keni bredhur atje aq shume sikur te ishte ne kufi me Shqiperine ,patjeter qe me shpenzimet e taksapaguesve te mjere shqiptare, qe kurre nuk iu eshte bere vone per at ate mjere!

Sa here jeni kthyer nga bredhjet tuaja ne SHBA,ketu na keni treguar fotot dhe vidiot tuaja ne takimet edhe rastesore me lidere dhe zyrtare te ndryshem pa asnje interes per shumicen e shqiptareve,por me ato keni demonstruar delirin tuaj te madheshtise!

Ju pyes:

Vertet nuk ju ka bere pershtypje asgje nga pervoja e funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor atje,nga respektimi i te drejtave dhe lirive te njeriut apo nga pervoja e pushtetit vendor ne sherbim te te gjithe qytetareve pa dallim dhe pavaresisht se ku banojne?

A nuk e keni vene re se ne te gjithe shtetet e SHBA, kudo ku jetojne njerez ka zhvillim,aq e dukeshme eshte kjo sa edhe kryeqytetet e shteteve te SHBA nuk jane qytetet e medha,por qytete te vogla,me ndonje perjashtim specifik si New York etj?

Ju keni kryer 3 vizita ne Miçigan,por ketu nuk keni prure asnje pervoje nga ai shtet MODEL ne te gjitha drejtimet!

Ju nuk u ka rene ne sy se, kryeqyteri i Miçiganit,shtet me 12 milion banore,nuk eshte Detroit ,qyteti me i madh atje me rreth 600 mije banore,por eshte nje qytet me 100 mije banore,LANSING, ku jane vendosur dhe funksionojne te gjitha institucionet e shtetit!

Ndersa ju ne Shqiperi keni boshatisur te gjithe vendin,sepse ua shkaterruat dhe grabitet burimin e punes dhe te jetes ,duke i detyruar te braktisin vendin ose te grumbullohen kryesisht ne Tirane,qe eshte shnderruar ne nje GETO si te KALKUTES!

Vertet nuk ishit i afte te perfitonit nga pervoja e demokracise amerikane,apo nuk keni qene dakort me ate ?

Atehere kjo indiferenca apo perbuzja e juaj per te perfituar nga pervoja e demokracise amerikane, qe e keni mburrur vazhdimisht,mos ka qene hipokrizi e djallezi,nga qe kete e keni bere per interesin e karriges tuaj?

Si nuk u ka rene ne sy se ne Micigan,ndonese nje shtet me te ardhura nga me te lartat ne bote per qytetaret,atje pushgtetri vendor u kushton nje vleresim te jashtezakonshem dhe prioritar per plotesimin e te gjithe komplekseve te banimit kudo nku banojne qytetaret,ua kane plotesuar me te gjithe elementet jetike te domosdoshem te gjitha FALAS si lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,wc publike,kosha mbeturinash ,parkime,zgara per pjekje,aparate per fryrjen e gomave te bicikletave,ne menyre te vecante bie ne sy se TE GJITHA PLAZHET NE BRIGJET E LIQENEVE ME TE MEDHA NE TE GJITHE BOTEN DHE PERBALLE KANADASE JANE TE GJITHA PUBLIKE DHE ADMINISTROHEN NGA PUSHTETI VENDOR!

Ndersa ju ,zoti dictator,jeni sjelle si PUSHTUES I NEGER sepse ne te gjitha qytetet,duke filluar nga Tirana u akeni grabitur qytetareve te gjitha hapesirat publike duke ua dhene ndertuesve per te ndertuar kullat e larta!

Ju vertet mburreni se keni qene sportis,artist dhe minister culture,por ne te 3 keto fusha te rendesishme te edukimit dhe argetimit te qytetareve keni bere regrez te madh!

Mburreni se keni qene sportist,piktor,minister culture,por ne fakt duhet te keni turp t’I permendni keto fusha,sepse ndaj tyre zotrote jeni treguar ARMIK I tyre duke I zhdukur!

Tirana eshte nje qytet ku nuk ekziston asnje lulishte me lkule shumengfjyreshe,neper rruge nuk mbillet asnje peme decorative,por rrape lumenjsh,se shperdoroni qindra milione euro per ndertimin e pistes se FORMULA UNO ne Elbasan,por nuk keni ndertuar apo hapur cerdhe,kopshte e shkolla per te gjithe femijet!

Bashkia socialiste e Tiranes ka perfituar ligjerisht nga cdo ndertim I ri 11% te siperfaqes se banimit per cdo npallat,por mjafton te thuhet se ne lagjen nr.14,me mbi 3-4 mije femije nuk u eshte hapur asnje cerdhe,kopesht dhe shkolle,se te gjitha keto siperfaqe banimi ne vend qe te perdoreshin per femijet,I ka grabitur korrupsioni!

Vetem ne pallatin tim bashkia ka perfituaer 11 hyrje ,2×1 ku mund te hapeshin per te gjithe femijet e lagjes cerdhe,kopshte,biblioteka,qendra kulturore etj,ndersa per te moshuarit te hapeshin klube-biblioteka per te kaluar kohen me njeri tjetrin e jo te rrinin si sot ne diell dhe ne shi si rober lufte!

Si nuk ju vjen turp,qe lulishtet ,parqet,fushat sportive te shumta ne Tirane te kohes se diktatures I keni betonizuar,ndersa Micigani capitalist ku qytetaret e vet me te ardhurat nga me te lartat ne bote edhe mund te perballojne per argetimin e femijve te tyre mjedise private,por megjithate atje vleresohet mjaft plotesimi I hapesirave publike falas,ndersa ne Shqiperi,ku mijra femije nuk ngpin barkun me buke,ju u akeni grabitur hapesiratr publike duke I detyruar te frekuentojne mjediset private etj?

Te njejten gje keni bere edhe ndaj Europes se edhe nga SHBA , jo vetem nuk keni marre asgje nga pervoja me e mire e saj,por perkundrazi keni bere te kunderten!

Ju mburreni me gjoja sukseset tuaja,por kurre nuk keni guxuar te organizoni ndonje Samit nderkombetar ku sukseset tuaja t’ua tregoni botes,se ju vdisni per tregime mashtruese!

Kete nuk e keni bere dhe as keni per t’a bere sepse nuk keni asgje per te treguar,se cdo gje eshte sketerre per popullin tuaj!

Ju per te fshehur deshtimet tuaja pa fund,perhere jeni keni amplifikuar sloganin se,”Kudo ne bote ka krime dhe korrupsion” ,qe nenkupton se edhe ne nuk jemi ndryshe nga bota?

Kohet e fundit ky diktator i eshte qepur me “buke ne traste” injorimit te Gjermanise,qe eshte lokomotiva e BE,duke thene se, “Ne Gjermani vertet kane rroga te larta,por me çmimet dhe taksat e larta ne fund te muajit nuk u tepron asgje”, ose tjetra,”Ne Gjermani kafja eshte leng geshtenjash,ndersa ne Shqiperi kafenete jane plot “!

Nje gje vihet re e perbashket ne llogjiken e ketij diktatori: Gjate 13 vjeteve si kryeminister nuk ka prure ne Shqiperi ne sherbim te qytetareve shqiptare asgje te mire nga bota,por vetem çdo fje te keqe qe ekziston kudo!

Dy dyshime dalin nga kjo llogjike e tij:

1-Me keto veprime dhe llogjike ,ai eshte kunder demokracise dhe shtetit ligjor kudo ne bote si ne SHBA dhe BE;

2- Eshte antishqiptar nga qe nuk do qe Shqiperia te zhvillohet por te shnderrohet ne nje SHPREHJE GJEOGRAFIKE,ndersa shqiptaret te shperndahen neper bote si dikur çifutet ne shkretetire!

Ne se nga pervoja e demokracise dhe shterit ligjor ne SHBA,BE dhe kudo ne boten e zhvilluar nuk ke qene i afte apo me keq nuk keni dashur te perfitoni per t’a vene ne sherbim te popullit shqiptar,atehere kur nuk jeni i afte te argumentoni me fakte mburrjet tuaja,a nuk do te thote se ju keto i keni bere se jeni …ANTISHQIPTAR?

Se ju keni edhe nje te mete shume te madhe,te rrezikeshme per nje njeri ne postin e kryeministrit te vendit,se ju jo vetem nuk i pranoni keshillat,kritikat apo akuzat ndaj jush dhe qeverisjes tuaj,por ju jeni edhe arrogant dhe hakmarres i eger!

Ne gjykimin tim,ju jeni njeriu me i rrezikshem per fatet e te ardhmes se femijve tane,se mbi te gjitha jeni edhe i PANDREQSHEM,JENI DIKTATOR!

Ju nuk keni moral te mburreni se qenkeni antikomunist,sepse me fakte ju jeni treguar se jeni ANTISHQIPTAR!

Se nuk quhesh antikomunist vetem duke e share apo akuzuar diktaturen komuniste,por me vepra t’I kishit dhene popullit shqiptar nje jete shume here me te mire nga ajo qe u dha diktatura!

Por qe t’a benit kete, ju duhet te kishit marre nje SHTET MODEL nga pervoja e te cilit te ndertonit Shqiperine demokratike!

Dhe nje SHTET MODEL per t’u marre shembull, ne gjykimin tim eshte…MICIGANI(SHBA)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button