POLITIKËTOP-NEWS

Marrëveshje e re politike/ Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar bien dakord për..

Forumi i Dialogut Politik i drejtuar nga Ermal Hasimja ka vijuar negociatat me partitë opozitare. Negociatat e fundit kanë qenë të frytshme, duke bërë bashke 3 parti politike për Kodin Zgjedhor.

Mësohet se PD, Shqipëria Bëhet dhe LZHK kanë rënë dakord që të propozojnë sistemin propocional kombëtar në tryezën e reformës zgjedhore. Po ashtu janë dakord për lista 100% të hapura dhe koalicione parazgjedhore.

Tashmë mbetet që kjo dakordësi të prezantohet edhe si draft në Kuvend. Ndërkohë negociatat vijojnë edhe me parti te tjera opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button