Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËJennifer Lopez pozon e zhveshur me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez ka pozuar e zhveshur në fushatën e re për brendin e modës Revolve.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme ka realizuar një reklamë për një linjë të re këpucësh, me trupin e mbuluar nga flokët e saj të gjatë.

53-vjeçarja e ka nisur bashkëpunimin me markën e përmendur në fillim të këtij muaji, ndërsa së fundmi ka lënë pas dore promovimin e këngëve të saj duke iu përkushtuar promovimit të linjave të modës dhe produkteve kozmetike.

(Foto: Instagram/jlo)


Si gjithmonë, reagimet e fansave ndaj fotografive të saja ishin pozitive:

“Seriozisht, je plakur më i mirë së kushdo në këtë planet planet”

“Je e përsosur nga koka te këmbët”

“Ben (Affleck) është një njeri me fat”


Kjo nuk është hera e parë që Lopez pozon nudo për një fushatë mode. Në vitin e kaluar, në ditëlindjen e saj, kishte pozuar e zhveshur për linjën e saj, JLo Body, njësoj kishte vepruar edhe në muajin dhjetor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME