Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETKaperi, kokërrvogli që kërkohet si flori

Kaperi, kokërrvogli që kërkohet si flori

Kaperin mund ta gjeni nëpër raftet e mjaft pikave të shitjes dhe supermarketeve në Shqipëri. Ato zakonisht shiten të paketuara në kavanozë të vegjël, të mbushur me lëng të kriposur ose në uthull.

Kaperi, një nga asortimentet më të rëndësishme të gatimeve mesdhetare është gonxhja e një shkurreje të egër që rritet vetë në natyrë. Kur është e freskët, kjo gonxhe është e pangrënshme sepse është shumë e hidhur, ndaj njerëzimi e ka gjetur zgjidhjen duke e bërë turshi, dhe duke e shtuar në shumë gatime me bazë mishi, sallata, makarona dhe ushqime të tjera.

Bima e Kaperit ka vendlindjen në vendet e Mesdheut si Qipro, Itali, Greqi, por në Shqipëri ka hyrë pas viteve ’90. Këto kokrra të vogla njihen për shijen e tyre karakteristike, por edhe për faktin se ofrojnë shumë vlera ushqyese. Shqipëria është i vetmi vend mesdhetar që nuk e kultivon gjerësisht këtë bimë, ndërsa vendet e tjera fqinje e mbjellin masivisht duke përfituar nga fitimet e larta të eksportit, pasi çmimet e kokrrave të vogla janë tejet të kërkuara në tregje.

Kaperi përmban hekur

Hekuri është një mineral që i mban qelizat e kuqe të gjakut të shëndetshme dhe ndihmon me qarkullimin e oksigjenit në organizëm. Hekuri gjithashtu ndihmon qelizat të prodhojnë mjaftueshëm energji për funksionet ditore, ndërsa Kaperi përmban një sasi të mirë të këtij minerali.

Vitamina K

Në një lugë gjelle me kaperi do të gjeni gati 2 mikrogramë vitaminë K, pra një sasi shumë e mirë. Vitamina K luan një rol thelbësor për gjakun. Ajo ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe zhvillimit të qelizave. Nivelet e ulëta të vitaminës K shkaktojnë gjakderdhje jo normale, dobësojnë kockat dhe përbëjnë rrezik për shfaqjen e osteoporozës.

Vlera të tjera ushqyese

Në një sasi prej 100 gramësh të kaperit gjenden vetëm 23 kalori. E megjitatë kjo erëz përmban disa fitoushqyes, antioksidantë dhe vitamina thelbësore për një shëndet të mirë. Gonxhet janë të pasura me flavonoidë siç janë rutina dhe kuercetina. Kaperit përmbajnë edhe vitaminë A, niacinë, riboflavinë dhe minerale si kalciumi dhe bakri.

Kundër radikaleve të lira dhe problemeve të zemrës

Studiuesit kanë zbuluar që gonxhet e kaperit parandalojnë oksidimin e yndyrnave që ndodh gjatë gatimit dhe tretjes. Përbërësit e tjerë të kaperit ndihmojnë në rigjenerimin e vitaminës E e cila shërben si antioksidant. Këto dy veti ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe qelizave të dëmshme. Në mjekësinë popullore, pjesë të shkurres së kaperit janë përdorur kundër reumatizmës, për të ulur dhimbjet e stomakut dhe nxitur oreksin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME