Uncategorized
Kjo është situata në veri/ ARRSH: Në Qafë Thore-Theth vijon rënia e ortekëve, ka mbi 1 metra borë

Në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve, vijon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës.
Dendësia e borës mbi 1 metra.
ARRSH i bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.