Saturday, November 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKQZ i lë mandatin Hajdarit, Lefter Maliqi derdh breshëri akuzash mbi Celibashin...

KQZ i lë mandatin Hajdarit, Lefter Maliqi derdh breshëri akuzash mbi Celibashin dhe diktatorin: Turp, skandal!

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim sot që të mos ia ndërpresë mandatin, kryetarit të bashkisë së Maliqit, Kreshnik Hajdarit, pavarësisht se ai e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit fakti se kishte qënë i dënuar në Greqi vite më parë, paditësi i tij dhe rivali në zgjedhje, Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Kryekomisionit Celibashi për marrje ryshfeti dhe deklaroi se çështjen do ta dërgonte deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në Strasburg. Turp e faqja e zezë sepse e njoh Ilirjan Celibashin, kryetar gjykate e çfarë s’ka qenë, ka dhe fëmijët juristë siç e kam edhe unë juristë dhe është një turp dhe një skandal! Në qoftë se ka marrë para, do të dalë një ditë! Ky është një turp i madh!”

Këta s’pyesin as parlament, as Gjykatë të Lartë, as Gjykata Kushtetuese, të rrojnë paratë dhe të rrojë diktatori! Mirupafshim!

Celibashi: Herë tjetër do t’i kursejmë këto gjëra…

Maliqi:  Jo mo jo, nuk ke çfarë kursen ti se është një turp i madh. Më dëgjo mua! SPAK le t’i shikojë dhe telefonat me ty, t’i shikojë SPAK-u, se Salillari ka thënë që e kam mik, Celibashin që në 4 prill, 5 prill dhe e shqyet formularin e dekriminalizimit me vulë apostile! Ia çuat për hetim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme. Po tani që ua pruri Prokuroria e Përgjithshme, provën, çfarë do të bëni?!

Po pse, kështu e edukon ti vajzën tënde dhe unë vajzën time?! Meqënëse paskam mbaruar të dy drejtësi kriminale evropiane?! Turp! Skandal! Banditë të shtetit!

Banditë! Po na bëni të gjithë të largohemi nga Shqipëria! Turp i madh! Na rroftë që paskemi mbaruar me dhjeta, procedurë penale e kriminalistikë!”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME