Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Kr*minelë”/ Protestuesit hedhin miell drejt policëve

“Kr*minelë”/ Protestuesit hedhin miell drejt policëve

Vijon protesta para Ministrisë së Brendshme ku kërkohet dorëheqja e ministrit Bledi Çuçit, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë.

Protesta, nën sloganin “Drejtësi për Learin”, mbështetet edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa raporton se qytetarët kanë hedhur domate, jo drejt uniformave blu, por në afërsi të këmbëve të tyre.

Ata drejtohen me thirrjet: “Ju jeni vrasës! Kriminelë. Policia e krimit. Ministria e vrasjes!” 

Ndërkohë qytetarët kërkojnë të kalojnë kordonin e policisë, për të ndezur qirinj pas krahëve të tyre. Më pas ata kane hedhur miell mbi efektivët si shenjë ironie për deklaratën e policisë se i riu kishte kokainë me vete kur u arrestua.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME