Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETKujdes nga lodhja kronike

Kujdes nga lodhja kronike

Lodhja është një ndjenjë e humbjes së përkohshme të energjisë, e cila është e pranishme në aktivitetet e përditshme. Kjo mund të jetë pasojë e lodhjes reale fizike por edhe e mungesës së motivimit, që tregon një dhimbje fizike apo rraskapitje, për shkak të disa sëmundjeve, fizike apo psikike.

🔷 Shkaktarët më të shpeshtë
Shkaktarët e lodhjes janë të shumtë. Në 3% të rasteve është reagimi në problemet personale dhe jetën profesionale. Në 23% të rasteve për lodhje, përgjegjëse është dhimbja fizike, ndërsa në 16% të rasteve ai është pasojë e disa sëmundjeve infektuese.

🔷 Shenjë për alarm
Lloje të ndryshme të lodhjeve shfaqen në mënyra të ndryshme. Lodhja psikike është e përcjellë me stres, tendosje nervore, ankthe, depresion, për lodhjen funksionale karakteristike janë dhimbjet në trup (pa dëmtime të dukshme fizike të organeve), ndërsa lodhja e përgjithshme është pasojë e një jete të çrregullt (mënyra jo e drejtë e të ushqyerit, konsumimi i alkoolit, duhani, aktivitetet e pakta fizike…). Nganjëherë lodhja është pasojë e të gjithë këtyre faktorëve së bashku.

🔷 Sëmundja
Shumë sëmundje të ndryshme dhe gjendje shëndetësore si simptomë të vetëm kanë lodhjen. Më të shpeshtët janë:
• anemia, shtypja shumë e ultë e gjakut, e cila në disa raste shumë serioze është shkaktar i sulmit në zemër si dhe disa çrregullimeve tjera në sistemin e qarkullimit të gjakut.
• çrregullimet tiroide, përpos hipotiroidizmit, për shkak të të cilit prodhohet sasi jo e mjaftuar e hormoneve, që me atë rast shkakton ngadalësimin e metabolizmit, dhe me atë rast posedon më pak energji dhe më lehtë lodhet.
• sëmundjet reumatike zvogëlojnë fuqinë muskulore dhe me atë rast forcohet ndjenja e lodhjes.
• diabeti i tipit 2, tek i cili është i dëmtuar mekanizmi i përdorimit të insulinës në muskuj, ndërsa në një numër të madh të rasteve ekziston edhe dëmtimi i enëve të imëta të gjakut dhe i nervave periferike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME