Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKUSH E KA FAJIN, SHTETI APO IDIOTËT

KUSH E KA FAJIN, SHTETI APO IDIOTËT

Nga Kreshnik Spahiu

Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ka emigruar 2 vitet e fundit në Gjermani.
Alo Kreshnik, a njeh ndonjë mjek në spitalin psikiatrik- më pyeti.
Jo, jo i thash, nuk njoh asnjë psikiatër, por pse të duhet?
“Duhet të kaloj testin e idiotit- mu përgjigj, sepse policia më ka hequr patentën e makinës sepse 3 herë brenda vitit kalova normat e shpejtësisë.”
Që të jem i sinqertë më erdhi shumë keq sepse Arjani është familjarë dhe makinën e ka mjet pune. Ai kishte gjetur punë si shofer sapo u njohën patentat shqiptare në Gjermani.
Ky është ligji gjerman: 3 herë e njëjta shkelje dhe konsiderohesh idiot sepse një njeri normal nuk mund ta bëjë.
Mu kujtua kjo histori kur hapa lajmet dhe tre kronikat kryesore ishin me aksidente masive në Shqipëri.
A e keni parë sa shumë idiotë dhe rrugaçë ka rrugëve të Shqipërisë që u japin makinave si të çmendur?
Plote dhe përplot në qytet dhe autostrada duhet të ulërinin dhe shash nga nëna dhe motra 10% të drejtuesve të makinave.
Në fakt Europa ka më shumë të çmendur se Shqipëria, por shteti ju bën rreshtore nëse shkelin ligjin.
A ju ka ndodhur të udhëtoni me makinë në Europë?
Nga Belgjika, Holanda, Gjermania, Austria, Sllovenia apo Kroacia nuk shikon asnjë polic në rrugë por populli respekton rregullat e qarkullimit rrugorë, ndërsa sapo hyn në kufirin shqiptar çdo 4-5 km shikon makina policie por që nuk e bëjnë dot zap kaosin dhe rrugaçet anarkist.
Jeta e shumë shqiptareve rrugaç vërtitet rreth timonit dhe shpejtësisë.
Këta idiotë s’kanë pasur shans të bëjnë gara në profesion dhe e vetmja konkurrencë e tyre është makina luksoze.
Këta fundërrina e kanë jetën e tyre aq bosh, sa e gjithë krenaria e tyre është makina.
Ata s’kanë pasur mundësi në jetë të rivalizojnë me të tjerë përveç parakalimit makinave.
Jeta e halabakëve shqiptarë fillon tek lavazhi makinës dhe mbaron tek parkimi dysh në mes rrugës. Sigurisht rruga nga lavazhi deri tek klubi lagjes përshkruhet duke hapur xhamat dhe duke nxjerrë dorën me rolex në dritare që ti shohim kush kalon në trotuar. Disa prej tyre kanë shitur gomarin ose lopët për të blerë Range Rover. Disa të tjerë kanë mbjell hashash. Të tjerë e kanë dhuratë nga babi i tyre hajdut për datëlindje.
Fatkeqësisht kjo pjesë e shoqërisë nuk janë pakicë por me mijëra idiotë që trazojnë çdo ditë autostradat shqiptare.
Rrugaç ka dhe Europa por me një ndryshim, që atje edhe një qytetar i thjeshtë si Arjani konsiderohet me ligj idiot nëse bën tre herë të njëjtin gabim, ndërsa në Shqipëri idiotët që përplasin tre familje konsiderohen çuna të nderuar të lagjes dhe djem të llastuar të baballarëve.
Për këto arsye ka ardhur koha për një ligj kundër idiotëve dhe drogaxhive që po fluturojnë mbi kokat tuaja duke marrë jetë njerëzish dhe duke shkatërruar me qindra familje.
Pse Shqipëria jonë e vogël ka kaq shumë idiotë nëpër rrugë?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME