Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbappe i jep fitoren PSG ndaj Brest

Mbappe i jep fitoren PSG ndaj Brest

PSG vuan shumë ndaj Brest për të marrë 3 pikët e radhës në kampionat. Skuadra e Galtier mori një sukses 2-1 në transfertë ndaj ekipit modest të Brest.

Carlos Soler do të zhbllokonte sfidën në minutën e 37-të pasi portieri ndali një goditje potente te Mbappe. Vendasit reaguan mjaft mirë duke barazuar pas 6 minutash me Honorat që lë në vend Segio Ramos duke mposhtur portierin Donnarumma.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një barazimi, PSG përfiton në një kundërsulm të shpejt për të gjetur golin e fitores me Mbappe që bën gjithçka mirë duke shmangur dhe portierin.

PSG blindon kreun e renditjes me 66 pikë, 11 më shumë se Marseille, që ka një sfidë më shumë për të luajtur. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME