Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKuvendi pritet të miratojë ligjin për diplomat, studentët e Mjekësisë protestojnë para...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për diplomat, studentët e Mjekësisë protestojnë para parlamentit

Studentët e Universitetit të Mjekësisë po protestojnë sot para Kuvendit, kundër projektligjit që i detyron ata për të punuar 5 vite në Shqipëri në mënyrë që të marrin diplomën.

Studentët kanë firmosur një peticion nga të gjitha grupet e interesit dhe kërkojnë anulimin e projektligjit. Ata paralajmëruan se do ta çojnë ligjin në çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese! Kur të dorëzohet do të kuptohet se studentët do të bojkotojnë nisjen e vitit akademik.”- u shpreh një studente.

Qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore me të cilën thotë se ka qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe në sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim. Sipas pr/ligjit studentëve aplikantë në Mjekësi, por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë studimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME