Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Mαfiozi më i madh i Shkodrës”/ I kërkuari për vrαsje ngriti rrjet...

“Mαfiozi më i madh i Shkodrës”/ I kërkuari për vrαsje ngriti rrjet drοge në Itali

Policia italiane ka vënë 12 persona në pranga në zonën e Livignos, Torinos dhe Riminit, ndaj një grupi kriminal që po vërshonte sasi të mëdha drοge në pikën turistike të Valtellina. Mediat italiane shkruajnë se kοkaina shitej në pani të të porsalindurve dhe porositej përmes një personi në kërkim që i përkiste mafies së fuqishme të Shkodrës. 6 nga të arrestuarit janë lënë në burg, 5 në arrest shtëpie dhe njëri në detyrim qëndrimi.

Të arrestuarit janë me kombësi shqiptare, rumune, italiane dhe domenikane. Ata akuzohen për transportimin dhe shitjen e sasive të konsiderueshme të kokainës për konsumatorë vendas dhe turistët e shumtë të tërhequr nga atraksioni i njohur i skive. Rreth 40 persona u identifikuan si blerës të kokainës, jo vetëm për përdorim personal, por edhe për ta rishitur atë në këtë vend. Sipas të njëjtave burime, shpërndarësit vendas e shihnin me leverdi blerjen e drogës tek ky grup me 20 mijë euro për kg.

3 mijë euro merrte një korrier me dokumente rumune, por me origjinë shqiptare që u arrestua nga skuadra e Riminit. Droga përzihej duke u shtuar në 4-5 herë dhe për të njëjtin kilogram fitohej 80-100 mijë euro. Nisur edhe nga përgjimet, flitet për lidhje të ngushta me eksponentë kryesorë të mafies shqiptare.

Cocaina sulle piste da sci di Livigno, 11 misure cautelari nell'operazione  "Après-Ski": le intercettazioni della polizia - Il Fatto Quotidiano

Droga shitej në makinë në zona të izoluara. Në transport dhe shitje merrnin pjesë edhe bashkëshortet e të dyshuarve. Njëra i është nënshtruar arrestit shtëpiak. Për të mos ngjallur dyshime dhe për të shmangur kontrollet, këta persona përgjegjës transportonin dhe shisnin drogën në prani të fëmijëve, të miturve dhe të porsalindurve të tyre. Disa nga të dyshuarit mburreshin në rrjetet sociale, duke mbajtur armë dhe duke treguar para.

Hetimet nisën në prill 2023 në Livigno, ku disa familje shqiptare, të padyshimta, por të lidhura me një të arratisur të kërkuar për vrasje, që i përkiste një klani mafioz nga Shkodra (nuk jepet emri) ishin përfshirë në tregtinë e kokainës. Anëtarët e këtyre familjeve shqiptare dhe narkotrafikantë vendas e të huaj që u shërbenin, u zbulua se ishin të integruar mirë në strukturën socio-ekonomike të Livignos, pasi ushtronin profesione të mira dhe mjaft të paguara.

Furnizimi me kokainë organizohej nga i arratisuri shqiptar 26-vjeçar, i cili, në sajë të rrjetit të tij të marrëdhënieve të lidhura ngushtë me mafian shqiptare, arriti të aktivizonte kanalet e furnizimit me kokainë të degëzuara në Itali dhe Evropë. Nga Shkodra, droga shkonte në Bruksel dhe më pas në Torino. Në krye të organizatës kriminale janë dy persona të tjerë shqiptarë: xhaxhai 40-vjeçar i të arratisurit dhe një tjetër që kryente blerjet e drogës.

Lëvizja e lëndës narkotike kryhej gjithmonë nën kontrollin e vazhdueshëm të shqiptarëve. Skema e furnizimit me drogë bazohej në teknika kriminale të mirëpërcaktuara dhe kujdesi ekstrem në operacione duke përdorur gjuhë të koduar duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë kapjen e bisedave të dobishme dhe interpretimin e tyre.

Me mbërritjen në Valtellina, droga merrej nga një 40-vjeçar shqiptar, i cili kishte për detyrë ta transportonte në Livigno, ta peshonte, ta ndante në doza dhe t’ua jepte shpërndarësve. Veprimtaria kryhej me ndërmjetësimin e vazhdueshëm të një tjetër shqiptari, banues në Livigno, xhaxhai i të arratisurit.

Periudhën e fundit, për shkak të sezonit turistik dimëror, sasia e dërgesave të kokainës ishte rritur. Në operacionin e 3 dhjetorit 2023, i cili kulmoi me arrestimin në flagrancë të dy shqiptarëve, u bë i mundur kapja e 1 kg kokainë që do të garantonte fitime nga 80 mijë deri në 100 mijë euro.

Traffico di cocaina in Valtellina, fermate 13 persone. Lo spaccio fino alle  piste da sci

Hetuesit ishin në gjurmët e kësaj ngarkese droge që në fillim të nëntorit kur përgjuan një telefonatë falë së cilës kishin identifikuar vendndodhjen e shkëmbimit të mundshëm të drogës në një parking në Tiranë.

Pasi kanë mbërritur në vend, blerësit kanë kuptuar se personi me makinën e bardhë të përmendur në telefonatë nuk ishte anëtar i bandës dhe se telefonata nuk kishte ardhur nga Tirana, por nga Belgjika. Banda nuk shpërndante vetëm kokainë, por edhe hashash. Në këtë pikë nuk ishin në krye shqiptarët, por një maroken. ©LAPSI.al

La lunga mano della mafia albanese sul traffico di droga in Alta Valle persona
Vendevano cocaina sulle piste da sci a Livigno: arrestate 12 persone persona
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME