Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREWhatsApp vjen me përditësime të reja

WhatsApp vjen me përditësime të reja

WhatsApp ka shtuar një funksion të ri të privatësisë për përdoruesit e saj, duke u siguruar që fotografia e profilit të tyre të mos keqpërdoret duke u marrë me screenshot.

WhatsApp tashmë i ka bllokuar njerëzit nga marrja e fotografive ose videove me opsionin “One-View” dhe tani e njëjta veçori është duke u aktivizuar edhe për fotot e profilit në aplikacion.

Marrja e një fotografie nga ekrani është një cenim serioz i privatësisë së një personi dhe në shumicën e rasteve as që e kuptoni kur dikush e bën këtë me foton tuaj. Por nëse kjo ndodh me fotografinë tuaj të profilit në WhatsApp, platforma nuk do t’ju japë një sinjalizim për veprimin, por ata nuk do të munden ta marrin foton tuaj dhe në ekran do t’ju shfaqen fotoja e zezë.

Kjo është ajo që disa njerëz kanë vënë re në lidhje me veçorinë e re, e cila nuk është shpërndarë ende për të gjithë, por ne presim që kjo të ndodhë në ditët apo edhe javët e ardhshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME